March 3, 2024

Seksi jo gjithmonë mund të mbarojë me një orgazëm dhe shumë çifte e konsiderojnë këtë një problem kur në fakt nuk është i tillë. Ajo që ka rëndësi gjatë këtij akti kaq intim, është të lini veten të lirë dhe të dini se çfarë dëshironi.

Kur bëni seks me dikë që e doni, kjo, vetvetiu, do të duhej t’ju mjaftojë të ndieni afërsi dhe dashuri. Por, ajo që shumica mendojnë është që seksi duhet të jetë gjithmonë i mrekullueshëm. Është mirë të keni pritje të caktuara, por nuk duhet patjetër të prisni nga vetja ndonjë aksion që keni parë në filma porno, thonë terapistët. Ajo që duhet bërë në të tilla raste është të bisedoni me partnerin dhe të angazhoheni më shumë në marrëdhënien tuaj.

Nuk duhet me patjetër që çdo marrëdhënie seksuale të përfundojë me orgazëm. Ndodh shpesh që vajzat besojnë që partnerët e tyre gjatë herës së parë së bashku, të bëjnë çdo gjë ashtu siç ato gjithmonë kanë imagjinuar. Nëse pritjet e tyre nuk plotësohen, atëherë menjëherë shfaqen dyshimet për partnerin dhe për jetën e mirë seksuale.

Çdo gjë kërkon durim. Ju duhet të bëni shumë përpjekje shtesë nëse dëshironi që seksi mes jush të jetë i mrekullueshëm. Për aq sa investoni, mund të prisni që t’ju kthehet si kënaqësi, por është e rëndësishme të mos e rëndoni veten. Një lëshim nuk është një dështim i plotë që duhet t’ju bëjë të përfundoni marrëdhënien, thotë terapistja e çifteve Crystal Woodbridge.

Sipas saj, seksi mund të përfundojë “në gjysmë të rrugës”, kur i sugjeroni partnerit që pjesën tjetër të mbrëmjes ta kaloni me një film, një bisedë, apo një shëtitje. Ndjenjat tuaja dhe afërsia mes njëri-tjetrit janë të rëndësishme. Pjesa tjetër do të vijë lehtësisht. Nëse fantazon të bësh seks si në filmat erotikë, bëjeni. Flisni me partnerin tuaj dhe bini dakord. Të gjitha opsionet janë në dorën tuaj, thotë Crystal.

Së fundmi, shkencëtarët kryen kërkime në 660 njerëz që ishin të martuar për të gjetur saktësisht ‘numrin magjik’ të të bërit seks në javë. Siç tregohet nga një sondazh i kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Çikagos me 660 të martuar, çiftet që bëjnë seks një herë në javë janë më të lumturit.

Nëse marrëdhëniet seksuale ndodhin më rrallë, kënaqësia në marrëdhënie është më e vogël, por nuk do të jetë dukshëm më e lartë për ata që bëjnë seks më shumë se një herë në javë. Rezultatet e studimit treguan se një në katër çifte të martuar bën dashuri katër ose më shumë herë në javë, theksoi autorja e studimit Shamyra Howard, cila shtoi se shpeshtësia e marrëdhënieve nuk është tregues i kënaqësisë seksuale. /Top Albania Radio/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *