April 20, 2024

Një video e postuar nga ‘Mirror’ tregon një stjuardesë e cila zhvishet në avion duke provokuar me lëvizjet dhe fjalët e saj. Menjëherë pas publikimit të videos, ajo është pezulluar nga puna.

Stjuardesa e British Airways, në video, heq getat dhe më pas zbërthen këmishën.Në videon e publikuar nga Mirror gruaja ndër të tjera thotë: “Ndihem shumë e lodhur pas fluturimit. Pra doni të nuhatni getat dhe këpucët e mia? Më parë duhet t’i heq ato”.

Ajo nuhat getat dhe një palë këpucë dhe më pas i drejtohet dikujt: “Do të doja t’i nuhasje këto”?Nuk dihet pse ajo ka ndërmarrë këtë vendim për të nxjerrë veten e saj në video, por sipas Mirror dhjetëra stjuardesa i shesin video të tilla online me qëllim fitime monetare.

Një zëdhënës nga kompania e fluturimit pasi pezulloi gruan tha: “Ne iu ofrojmë standarde shumë të larta punonjësve tanë dhe presim që ata të sillen me përgjegjësi. Kur kjo nuk ndodh, ne gjithmonë do të marrim masat e duhura”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *