
Në janar i bëj 31 vjet, por të gjithë më thonë se jam më e re. Jam e martuar tash e pesë vjet dhe deri në këta muajt e fundit me burrin tim kemi pasur një jetë të lumtur dhe të qetë, edhe pse nuk kemi fëmijë, mirëpo, qetësia bashkëshortore ka filluar të prishet në vitin e kaluar kur burri im u punësua në një firmë private, pasi që mbeti pa punë në ministrinë që ishte dhe nuk mund të mbanim familjen tonë vetëm me pagën time si punëtore administrative.