September 22, 2023

Kur është fjala për sksin, të gjithë ndoshta i bëjnë të njëjtën pyetje vetes, por rrallë e thonë me zë të lartë: Sa seks duhet të bësh që të jetë mjaftueshëm? Çfarë është “normale”?

Shumë njerëz ankohen që nuk bëjnë seks mjaftueshëm në jetën e tyre në çift apo edhe që bëjnë shumë seks. Por nëse pyet dy persona dhe pastaj partnerët e tyre, përgjigjja do të jetë gati e njëjtë – 2 herë në javë. Për njërën palë, përgjigjja është pak e sikletshme, sepse në të vërtetë do të donte të bënte çdo ditë, ndërsa pjesa tjetër tregon presionin e vazhdueshëm të partnerit, aq sa do të donte ta rrallonte deri në një herë në muaj. E vërteta është që jemi KAQ të ndryshëm.

Sipas institutit “Kinsey”, në një studim të bërë së fundi, personat 18 deri 29-vjeçarë bëjnë seks mesatarisht deri në 112 herë në vit, 30 deri 39-vjeçarë arrijnë një mesatare prej 86 herë në vit dhe 40 deri 49-vjeçarë kapin një mesatare 69 herë në vit. 13 për qind e çifteve të martuara kanë marrëdhënie seksuale disa herë në vit, 45 për qind disa herë në muaj, 34 për qind dy deri në tri herë në javë dhe 7 për qind katër ose më shumë herë në javë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *