September 20, 2023

Që nga fotoja e Kim Kardashian që theu internetin te këngët hit si “All About That Bass”, të pasmet e grave po kalojnë një moment të lavdishëm nën drita. Interesi për format e femrave nuk është gjë e re, sigurisht. Kërkimet e mëparshme kanë zbuluar që shijet e burrave kanë evoluar drejt femrave me bel të hollë dhe vithe të gjera, shenjë rinie dhe fertiliteti.

Tani, një studim i shton një nuancë të re teorisë së evolucionit që qëndron pas interesit të meshkujve për hijë të kërcyera, ose më saktësisht, për shtyllat kurrizore të harkuara, që i krijojnë ato.JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU“Gratë duhet të përballojnë problemin e zhvendosjes përpara të qendrës së trupit gjatë shtatzënisë”, thotë një nga autorët e studimit Eric Russell, i diplomuar për psikologji në Universitetin e Texas-it në Arlington, për Huffington Post.

“Gratë që e kanë më të harkuar shtyllën kurrizore në pjesën e barkut…mund ta rishpërndajnë qendrën e rëndesës së masës trupore për të zvogëluar zhvendosjen që ndodh nga shtatzënia. Prandaj, ne hipotetizojmë që burrat kanë një përshtatje psikologjike që i pëlqejnë këto femra si partnere për t’u çiftuar.”

Thënë shkurt, preferencat e meshkujve kanë evoluar për këtë formë anatomike specifike sepse ajo i bën gratë të afta të përballojnë disa shtatzëni pa dëmtime dhe të jenë në formë gjatë shtatzënisë.

Për studimin në fjalë, më shumë sesa 300 burra vlerësuan koeficientin tërheqës te siluetat femërore që kishin një harkim të shtyllës kurrizore nga 26 në 61 gradë. Burrave iu duket një hark i moderuar, rreth 45.5 gradë, normal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *