September 21, 2023

Dashuria nuk njeh barriera! Shqiptarja martohet me një serb në Leposaviq

Në veri të Kosovës në komunat me shumicë serbe nuk ka vetëm histori protestash nga serbët që nuk pranojnë zgjedhjen e kryekomunarëve shqiptarë, e aq më pak që ata të hyjnë në zyrat e komunave për të drejtuar që aty.

Mediat serbe i kanë bërë jehonë këtë të martë dasmës së një serbi nga Leposaviqi dhe një shqiptareje nga Durrësi.Si për ironi të fatit, çifti i ri ka kaluar përpara komunës ku shumë serbë të tjerë protestonin, për të shkuar më pas në Kishën Ortodokse në Soçanicë, aty ku edhe u betuan para njëri -tjetrit.

Mira Dreaj nga Durrësi tha se historia e tyre e dashurisë nisi gjashtë muaj më parë, kur u takuan në Durrës.

‘’Unë u martova me Dejanin për dashuri, ne u takuam në Durrës. Njohja dhe shoqërimi ynë zgjati gjashtë muaj. Unë jam e lumtur që po kthehem në besimin e të parëve të mi. Tani ndihem serbe”- tha Mira Dreaj.

Ndërsa dhëndri, Dejani, tha se Mira i ka thënë se do t’i lindë fëmijët e tyre si ortodoksë, në Kosovë.

“Edhe nëse Mira nuk do të kishte pranuar besimin tim, unë nuk do të isha zemëruar. Kjo ishe dëshira e saj. Më premtoi se dua t’i lind fëmijët si ortodoksë në Kosovën tënde dhe kjo më gëzoi shumë’’– tha Dejan Slavkoviç.

Mediat serbe shkruajnë se këtë deklaratë Dejan Slavkoviç e dha teksa kaloi pranë pengesave ku po qëndrojnë trupat e KFOR-it, pranë ndërtesës së komunës ku po qëndron kryetari i ri tash e 16 ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *