April 23, 2024

Gazetari, Astrit Gashi, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Albin Kuri, për pezullimin e licencës së Klan Kosovës, duke thënë se, Kurti po dëshmon se ka problem veç me Kosovën e lirë e jo me Serbinë e as me Vucicin, shkruan Gazeta Metro.

Gashi ka shtuar se, Kurti ka problem edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pesë shtetet e Bashkimit Europian që janë përkrahës të pavarësisë së Kosovës.Postimi i plotë:

Hapave te Erdoganit, Orbanit, Gruevskit, Vucicit, Rames e “demokraturave” te tjera. Derisa ne Graqanice ka objekt e vepron lirshem MTS serb, pa license e asnje autorizim, Qeveria e Kosoves e pezullon licensen e nje mediumi ne Kosove, Klan Kosova. Me nje thirrje te nje ministreje qe ka ardhe aty nga bota e biznesit te afert me KEK.

Ky KM po e deshmon se nuk ka problem as me Serbine as me Vucicin, ky KM po e deshmon se ka problem vec me Kosoven e lire dhe me aleatet e saj, SHBA e 5 shtete te Bashkimit Evropian qe jane perkrahes te pavaresise se Kosoves.

Ky KM s’ka problem as me Oligarket, as me Shkelqimin e Blerimin, ata jane te lire, prej tyre ka pranu edhe jogurta ne zgjedhje ne mos me shume, ka problem me LIRINE.

E LIRINE e medias, po te jete nevoja, do ta mbrojme edhe me trupat tone.

Nuk mjafton reagimi, duhet te ju dalim perballe! Kosova s’ka opozite, ne na ka mbete borxh, ti dalim perballe totalitarizmit ne ndertim.

Kosova nuk behet Serbi, nuk behet Hungari, nuk behet Turqi, nuk behet Shqiperi!

KOSOVA ESHTE SHTET I LIRE I QYTETAREVE TE LIRE!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *