March 2, 2024

Dështak!

Shkruan: Kimete Berisha

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë e zbuloi Pasigurinë e Kosovës.

Albin Kurti i ka kërkuar KFOR-it raport për arrestimin e policëve të Kosovës nga ushtarët serbë në Veri!
KFOR-i nuk i raportojnë për punën e tyre Albin Kurtit, prandaj nuk i kanë raportuar.

Albin Kurti tha se Kosova nuk ka mundësi ta kontrollojë Veriun, sepse është i madh. Ka male atje. Të thella.
– Po. Ka edhe arusha. Prandaj, kur Amerika të ka këshilluar ‘mos’ – e ka ditur se nuk je i zoti ta mbrosh vetveten, e KFOR-i nuk të ka ty komandant që t’i marrin urdhërat prej teje.

Xhelal Sveçla, si petull, RR-në e shqipton si R – nuk thotë Rrezik por Rezik, prandaj nuk ka mundësi që armiku e merr seriozisht.
Albin Kurti tha se e ka çuditur heshtja e ndërkombëtarëve.
‘Silent treatment’ është formë ndëshkimi. meqenëse ke mbërri në atë gjendjen ku fjala nuk ta lë shenjë, Perendimi, me heshtje po e shpreh pakënaqësinë dhe zemërimin ndaj teje.

Albin Kurti i luti gazetarët shqiptarë, aman, mos anoni kah Beogradi, siç po anoni.
Albin Kurti tha se Hashim Thaçi ka faj që në Veri nuk mund të jetë Ushtria e Kosovës!
Hashim Thaçi e ka pranuar kërkesën e NATO-s dhe ka bërë mirë, sepse Kosova nuk ka Ushtri reale.

Ku është ajo Ushtri?

Së paku, duke ‘ua ndaluar’ të ekzistojnë në Veri (duke i mbajtur bishat lidhur),

Ushtria ish dukur enigmatike, misterioze, nuk ish zbuluar se nuk ekziston.

Albin Kurti e qau fatin e Lulzim Hetemit.
Të gjithë po ia sulmojnë trenerkat me kundra ngjyrë kaki, me lidhëse të palidhura.

Tha, Lulzimi është vëllai i dëshmores.

E Hashim Thaçi vëllai i kujt është!

Ne kush jemi?

Neve na ka bë ‘pela’ a çka!

Të jesh budalla si Lulzim Hetemi nuk është mëkat, mëkat po bën ti që po e shfrytëzon të paditurin si ‘mburojë e gjallë’, si bombë e kurdisur, me të cilin po qeshin krejt bota.

P.S. Autorja e ka përjetuar dëbimin nga Veriu i Mitrovicës (zbathur para mëngjesit),

e ka përjetuar të jetë ‘mburojë e gjallë’,

të ec nëpër fushën e minuar;

– të bredh nga një fshat në tjetrin natën nëpër hanën e plotë (e vetmja herë – maj 1999 – kur hëna e plotë m’u ka dukur si shtrigë, sepse bënte shumë dritë);

– autorja ka qenë aty kur i kanë ndarë djemtë e burrat nga gratë e vajzat;

– ka qenë e detyruar të ikë nga Kosova në kolonë, është kthyer këmbë në gjysmë të rrugës;

e ka parë një grua që vritet duke kërkuar bukë për fëmijën e saj;

– ka parë djemë shqiptarë të vrarë nga policia serbe dhe përpjekjen e tmerrshme të shqiptarëve për t’i tërhequr trupat e tyre për varrim;

– Autorja e ka parë një kamion me burra shqiptarë të zhveshur rrugës për fshatin Bukosh…

Autorja i ka ndaluar dhjetëra vajza të reja të gjuhën nga ballkoni i shtëpisë së rrethuar..

Autorja ka kënduar kur të gjithë kanë qarë, ka qarë kur të gjithë kanë festuar.

Autores i ka dalë zemra nga vendi kur u ka thënë vëllezërve lamtumirë,

…e kur të gjitha vajzat i kanë prerë flokët për shkak të morrave…, autorja nuk i ka prerë.

Një herë i janë terruar sytë, e kanë lëshuar këmbët dhe ka qenë e sigurt se po vdes…

Kurrë më s’ka qenë e lumtur.

Se….Lufta nuk e lë pa të vrarë.

– Ne vajzat që e kemi përjetuar luftën, pyesim:

Ku e ke vajzën ti!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *