
Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Shpesh, ajo ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, ku në të shumtën e rasteve nuk mungojnë imazhet provokuese.
Së fundmi, interpretuesja e hitit “Boom Boom” ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi të reja, në të cilat është dukur mjaft atraktive.E veshur me një kostum ‘body’ me ngjyrë të kaltër dhe material lëkure, Blerona vuri mjaft mirë në dukje linjat trupore.
44-vjeçarja vazhdon të jetë në top formë – e krejt kjo duket të jetë falë jetesës së shëndetshme dhe përkushtimit në aktivitetin fizik.
“Ajo ishte një libër i hapur. Ai ishte analfabet”, shkroi këngëtarja në mbishkrimin e këtyre fotografive, ku pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar.
Bleona përndryshe jeton prej dekadash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vazhdon herë pas here të jetë aktive në muzikë.