March 3, 2024

Grenell, USAID-it: Pse po i jepni ndihmë qeverisë së sanksionuar të Kurtit

“Pse USAID-i po i jep ndihmë qeverisë së Albin Kurit, kur ai është i dënuar dhe sanksionuar nga Perëndimi për nxitjen e njëanshme të dhunës?.

Kështu ka shkruar në Twitter, ish-emisari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pasi ka shpërndarë një cicërime të kryeministrit Kurti, i cili i ka ftuar investitorët për ankandin e parë për 100 megawat të energjisë solare në bashkëpunim me USAID-in.“NATO-ja i ka dënuar veprimet e Kurtit”, ka shtuar Grenell.

Ndërsa kryeministri Kurti ka theksuar se Qeveria e tij garanton një proces të drejtë dhe transparent.

“Qeveria jonë garanton një proces të drejtë dhe transparent, si dhe kritere tërheqëse, si tokë publike me 15 vjet të garantuara, qira 30-vjeçare dhe lidhje me rrjetin pranë”, ka shkruar Kurti.Më 19 korrik, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe njëherit kryenegociatori i palës kosovare në dialogun Kosovë-Serbi, Besnik Bislimi, pas takimit që zhvilloi me të deleguarin e BE-së për dialogun, duke shprehur habinë se pse ende shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, s’po ndërmerr hapa për largimin e këtyre masave ndëshkuese.

“Në Bratisllavë kemi dakorduar një marrëveshje që quhet ‘Aranzhime mes Kosovës dhe BE-së për implementimin e qëndrimit të 27 vende anëtare të BE-së’ të datës 3 qershor. Rrjedhimisht titulli i asaj marrëveshje tregon se dakordimi ka të bëjë me zbatimin e kërkesave të BE-së, dhe i përgjigjet këtyre kërkesave të BE-së”, ka potencuar ai.

“Për ne ka qenë e qartë se kjo është rruga për tërheqjen e masave të BE-së që janë vendosur ndaj Kosovës, dhe për ne është habi se edhe tetë ditë pas dakordimit ende nuk kemi një letër shpjeguese nga ana e Borrell që të kërkojë largimin e masave nga Komisioni Evropian”, ka shtuar ai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *