
Aktori Jamie Foxx i kërkon falje komunitetit hebre për një postim antisemitik
Aktori amerikan Jamie Foxx i ka kërkuar falje komunitetit hebre për një postim në Instagram që disa e kritikuan si antisemitik.
Ai postoi në Instagram, më pas e fshiu postimin, “E vranë këtë djalë me emrin Jezus…Çfarë mendon se ata do të bëjnë me ty???!” e cila përfundoi me hashtags #fakefriends dhe #fakelove.Fjala “ata” është interpretuar për t’iu referuar popullit hebre, dhe historikisht antisemitizmi ka qenë i lidhur me besimin se hebrenjtë ishin përgjegjës për vdekjen e Jezusit, raporton CNN.
“Dua t’i kërkoj falje komunitetit hebre dhe kujtdo që u ofendua nga postimi im. Tani e di që zgjedhja ime e fjalëve ishte fyese dhe më vjen keq. Ky nuk ishte kurrë qëllimi im. Nuk kam asgjë tjetër veç dashurisë në zemrën time për të gjithë. Unë e dua dhe mbështes komunitetin hebre. I kërkoj falje më të thellë kujtdo që u ofendua”, shkroi Fox.