September 22, 2023

Haradinaj i “qepon” PDK-së e LDK-së: Janë bashkëpjesëmarrës në atë që po i ndodh Kosovës

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar dy partitë tjera opozitare në Kosovë – PDK-në dhe LDK-në – duke thënë se s’po tregohen të gatshëm për ta rrëzuar Qeverinë Kurti.
Haradinaj u nis nga mocioni i mosbesimit që kishte propozuar në Kuvend, e që nuk gjeti përkrahje; ndaj tha se këto dy parti duhet ta konfirmojnë gatishmërinë e tyre “me e çu në shtëpi Kurtin”.

“Kurti duhet me shku në shtëpi dje, e jo sot, se sot vonë jemi. Dëmet janë rritë. Për këtë jam i mërzitur nga dy partitë opozitare. Sepse para se të thonë nuk i kemi numrat, ata duhet t’i japin numrat e tyre. Duhet ta konfirmojnë gatishmërinë e tyre me e çu në shtëpi Kurtin. Bile e kishim pshtu Kurtin, mos me hy në gabime të reja, në rreziqe të reja, pasojave më të mdhaja”, ka thënë Haradinaj, për Kosova Live.Tutje, Haradinaj madje i karakterizoi PDK-në dhe LDK-në si parti bashkëpjesëmarrëse “në atë që po i ndodh Kosovës” teksa u bëri thirrje për veprim.

“PDK dhe LDK janë bashkëpjesëmarrës në atë që po i ndodh Kosovës. Përderisa vazhdon përkeqësimi i gjendjes, përderisa vonojnë, janë bashkëpjesëmarrës. I bëj thirrje PDK-së dhe LDK-së, hajde ta kryejmë detyrën tonë opozitare, ju lutem. Së paku ta dëshmojmë se ne vet, me këto që kemi 40 e sa, jemi për me rrëzu. Unë nuk e kuptoj hezitimin e tyre. Nuk duhet të rrimë komod, kur rreziqet janë të mëdha. E sot me nejtë komod kur aleatët na sanksionojnë, përjashtojnë. Këtë nuk e kuptoj”, shtoi lideri i AAK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *