
“Sanksionet e BE-së ndaj Serbisë duhet të ishin vendosur shumë kohë më parë dhe ato kundër Kosovës duhet të hiqen sa më parë”
Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka thënë se sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Serbisë duhet të ishin vendosur më parë dhe sanksionet kundër Kosovës duhet të hiqen sa më parë. Ajo ka shprehur shqetësim për sjelljen e disa zyrtarëve të BE-së dhe ka vënë në dyshim vlerat evropiane.
Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka reaguar ndaj deklaratave të zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, ku ka thënë se Sanksionet ndaj Serbisë do të duhej që të ishin vendosur shumë kohë me parë.Por ajo ka thënë se sanksionet e BE-së ndaj Kosovës duhet të largohen sa me parë.
“Mirëmëngjesi Evropë. Sanksionet ndaj Serbisë duhet të ishin vendosur shumë kohë më parë dhe ato kundër Kosovës duhet të hiqen sa më parë”, ka shkruar ajo në Twitter.Më tutje ajo pati një pyetej për zyrtarët evropian “pra, sulmi dhe plagosja e ushtarëve të KFOR-it është sjellje në përputhje me vlerat tona evropiane?”.
“Jam i tronditur nga vlerat e supozuara evropiane që disa zyrtarë të BE-së po përfaqësojnë këtu”, ka theksuar ajo.
Ndërkoha ajo ka përfunduar duke thënë se Provokimin dhe përshkallëzimin, vijnë nga propaganda ruse.