March 2, 2024

63-vjeçari nga Gostivari, Samet Idrizi tash e 30 vite ishte i njohur në Kumanovë me ëmbëltoren e tij, të cilën e kishte mbajtur duke punuar edhe vetëm, edhe me djalin e tij.

Ai pas kaq shumë vitesh punë, vendosi ta mbyll këtë biznes, sepse siç u shpreh ai, nuk mund të kujdeset dhe punojë më, pasi djali i tij ka vendosur ta ushtrojë profesionin në Evropë.

Shumë qytetarë përreth erdhën për t’u përshëndetur për herë të fundit me pronarin dhe këtë ëmbëltore, ndërsa vetë Idrizi mes lotësh shprehu emocionet e tij.

“Mas pari për shkak të viteve, kam bërë 63 vjet dhe jam lodhur më, me djalin vetë. Punëtorë nuk mund të gjenim, vinin dy ditë punon dhe u largoheshin dhe ajo më detyron, se punë kemi pas boll. Faleminderit shumë nga gjithë qytetarët e Kumanovës, na kanë respektuar shumë, unë ditën e sotit e kuptova çfarë respekti paskam pas në Kumanovë”, tha mes tjerash Samet Idrizi nga Gostivari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *