September 21, 2023

Sezoni i ri i emisionit Kojshia Show nisë sonte, ku mysafiri i parë për këtë sezon është Fero, ish-këngëtari më i përfolur në mediat rozë për shkak të vendimit të tij për t’u larguar nga muzika dhe për t’iu përkushtuar fesë islame.

Në këtë emision, ai ka treguar si ka ndodhur ky ndryshim tek ai, pas të cilit thotë se nuk është ndjerë asnjëherë më i lumtur.

Gjatë emisionit, drejtuesi i emisionit kishte përgatitur disa befasi për të. Një ndër to ishte edhe një “kamerë e fshehur”, duke i thënë se po e sjell në emision edhe gazetarin Vullnet Krasniqi, ky i fundit është etiketuar nga shumë besimtarë nëpër rrjetet sociale si “anti-islam” dhe “islamofob”, etiketime këto të cilat ai vet i kishte mohuar në një emision televiziv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *