April 24, 2024

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Prizrenin pasditen e djeshme, ku 48-vjeçari Beqir Morina u vra nga autori i dyshuari Aziz Gashi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 19:00, në lagjen Arbana në Prizren, ku autori i dyshuar Aziz Gashi pasi është konfliktuar me viktimën, Beqir Morinën për një mosmarrëveshje, e ka qëlluar këtë të fundit shtatë herë me një armë zjarri që e mbante në makinë.

Morina ka ndërruar jetë në vend, teksa sipas një dëshmitari të rastit, i cili thotë se e ka parë momentin tragjik për 48-vjeçarin, autori ka kryer aktin në prani të gruas dhe fëmijës së viktimës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *