March 3, 2024

Vizita e Ali Ahmetit te Devollët/ Zyrtari i VV-së: Ky është dallimi, Kurti shkoi takoi popullin, ata shkuan takuan lekun

Ali Ahmeti nga BDI, te shtunen ishte për vizitë në Kosovë, dhe takoi kompaninë e Devollëve, këtu në Kosovë.

Për këtë ka reaguar zytrari i VV-së, Arbër Zaimi, i cili ka thënë se kur Kurti shkoi në Maqedoni dhe takoi popullin atje BDI-ja si ishte mërzitur, “pse po ma takon Albini opozitën”.

“Kurti shkoi takoi popullin, ata shkuan takuan lekun. Secili meraqet e veta”, shkruan ai.

Postimi në facebook:

Albin Kurti para ca javësh u ftua në Maqedoni nga dy kryetarë komunash, dhe u takua me popullin.

BDI-ja si duket qenka mërzitur, “pse po ma takon Albini opozitën”.

Kështu që për “hakmarrje” edhe BDI-ja shkoi të vizitojë opozitën e Kurtit, pra kompaninë Devolli.

Kurti shkoi takoi popullin, ata shkuan takuan lekun. Secili meraqet e veta.

Por nëse BDI-ja, e cila është në qeveri të Maqedonisë, do të provonte të kërkonte bashkëpunim për projekte të përbashkëta në Qeverinë e Kosovës, jam i sigurt se do të gjente vetëm mbështetje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *