April 24, 2024

Ditën e djeshme Tirana u trondit nga vrasja e amanda Pushanit, 37 vjeç.

Autore e dyshuar e ngjarjes është motra e saj, Marsela Pushani 40 vjeç, e cila e kishte goditur me thikë pas një debati të çastit.

Në dëshminë e saj, Marsela deklaroi se kishin debate të vazhdueshme për shkak se Amanda ishte e alkoolizuar prej 10 vitesh.

Ajo tha se nuk donte ta vriste dhe kishte tentuar t’i merrte thikën pasi viktima e kishte kërcënuar së bashku me të ëmën.

Ditën e sotme policia ka marrë në pyetje nënën e motrave Pushani.

Në dëshminë e saj, ajo ka thënë se Amanda Pushani prej vitesh ishte e alkoolizuar dhe shpesh herë ushtronte dhunë ndaj nënës dhe motrës se saj për t’i marrë para për alkool.

Ditën e ngjarjes, e ëma ka thënë se 37-vjeçarja ka ardhur e dehur në banese dhe i ka kërcënuar me thikë. Ne momentin e përleshjes Marsela i ka marrë thikën dhe e ka goditur në kushtet e vetëmbrojtes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *