March 3, 2024

Gashi: Gruaja e Albin Kurti bën biznes me energji në Serbi

Analisti Dardan Gashi, thotë se bashkëshortja e kryeministrit Albin Kurti, bën bizens me energjinë në Serbi. Këto deklarata Gashi i tha mbrëmë në emisionin e debatit të televizionit Dukagjini, ‘Debat Plus’.

‘Albin Kurti ku i ka fëmijët, a bën me ditë, në cilën shkollë publike, edhe qekjo Dejona Mihali, se nuk e di.

Me cfarë të drejte kjo iu qet pyetje partive politike, se kjo nuk është deputete, as ministre në realitet as qytetare e Kosovës.

Me çfarë të drejte merret me këtë punë, me çështje tona kjo nuk e di, përvec që e ka pasë të ndalume me hi në Kosovë edhe nuk merret kërkush me të, nuk e di.

E dyta, le t’na përgjigjet Albin Kurti, pse nuk e sheh të arsyeshme me pru çikën e vetë në Kosovë, pse nuk e sheh të arsyeshme me sjell gruan e vetë me jetu në Kosovë, e cila bën biznese me energji në Serbi.

(Cka bën? – pyet gazetari Lirim Mehmetaj).

Energji në Serbi, e diskutojmë nëse doni e diskutojmë nesër, komplet krejt skemën, gruaja e Albin Kurtit më kë punon në Serbi, komplet qysh punon”, tha Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *