March 3, 2024

Ju kujtohet Iris Jones? Është 84-vjeçarja e cila 3 vite u martua me 37-vjeçarin egjiptian, Mohammed Ibrahim.

Në qershor të vitit 2020 ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, duke siguruar të gjithë ata që i kritikonin, përfshirë edhe familjen, se marrëdhënia e tyre do të zgjaste.

Por duket se pensionistja tani është penduar për këtë martesë. “Daily Mail” shkruan se e moshuara e ka përzënë atë nga shtëpia dhe e ka zëvendësuar me macen e saj.

Jones pretendon se burri i saj i kërkonte vazhdimisht para dhe e përdorte për të marrë një leje qëndrimi. 84-vjeçarja bëri kërkesë për divorc. Ajo thotë se, të dy djemtë e saj e kishin paralajmëruar për këtë.

Ndërkohë, mësohet se, i riu egjiptian është rebeluar shumë kur ka marrë vesh që gruaja e tij e moshuar kërkon të ndahet prej tij.

“Ne i shpenzonim paratë e mia gjatë gjithë kohës. Ai gjithmonë donte para nga unë. Kur nuk po i jepja më para, zënkat mes nesh u shtuan. Madje arriti deri aty sa nisi të më tregojë emrat e grave të tjera me të cilat ai dilte, ndërsa ishte i martuar me mua. Më kërkonte vazhdimisht që të ndryshoja testamentin dhe t’i lija paratë e mia. Ai më përdori për një leje qëndrimi dhe vizë. Ishte vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë dhe dashuria ime për Muhamedin ishte shumë reale, por unë ndoqa mendjen time në vend të zemrës sime”, ka thënë Jones.

Ndërkohë kujtojmë se më herët, gjyshja ka dhënë një intervistë për emisionin “This Morning” në ITV, ku foli me detaje për jetën e saj të çuditshme seksuale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *