March 3, 2024

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Debat plus, Driton Idrizi, djali i Agim Idrizit, ka mohuar pretendimet e Enver Axhamit, se babai i tij ka qenë bashkëpunëtor i Serbisë.

Driton Idrizi ka deklaruar se ai ishte në klasën e katërt në kohën e arrestimit të babait të tij dhe se babai i tij nuk ka bashkëpunuar me Serbinë.

“Ky zotëria këtu, është njeriu më kriminel. Ky i ka urdhëruar njerëzit me ma marrë babën, me e dërgu dhe me ekzekutu. Më ka treguar baba jem”.

Ai është pyetur sa vjeç ka qenë në kohën e arrestimit të babait të tij.

“Unë jam kanë në klasën e katërt, në kohën kur më kanë arrestuar babën”. Jo kurrë, baba im nuk ka qenë bashkëpunëtorë i Serbisë, kjo është rren e madhe.

“Prej 8 marsit deri më 11 qershor ku ka ndenjur babai yt, a ka qenë tek Baban Krasniqi?”, ka pyetur Axhami djalin e Agim Idrizit.

“Jo nuk është e vërtetë”, ka thënë Dritoni, djali i Agim Idrizit.

“E kam deklaratën në shtëpi, që e ka dhënë babi yt para gjykatës së UNMIK-ut” – ka deklaruar tutje Enver Axhami.

Ai është pyetur se a e ka përmendur edhe Sllobodan Millosheviq babën tuaj në gjykatë? – nuk ka pasur përgjigje nga djali i Idrizit, Dritoni.

Në fillim të emisionit, në lidhje me Agim Idrizin, Axhami ka deklaruar se ky person nuk ka qenë subjekt i UÇK-së, duke u bazuar në dokumentacionin zyrtar dhe njohjen e qytetarëve të Komunës së Kaçanikut.

Ai ka theksuar se Agim Idrizi ka qenë i përfshirë në aktivitete paramilitare dhe ushtarake të ushtrisë serbe pas lirimit të tij.

Në lidhje me Agim Idrizin, Axhami në emisionin Debat Plus të RTV Dukagjinit, ka deklaruar se ky person nuk qenë subjekt i UÇK-së, duke u bazuar në dokumentacionin zyrtar dhe njohjen e qytetarëve të Komunës së Kaçanikut.

Ai ka theksuar se Agim Idrizi ka qenë i përfshirë në aktivitete paramilitare dhe ushtarake të ushtrisë serbe pas lirimit të tij./RTVD/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *