March 2, 2024

Beograd, 13. maja 2016. -Nezavisna Republika Srpska znacila bi podelu Bosne i Hercegovine, a jedan deo te zemlje bi verovatno postao radikalizovan, sto SAD ne zele, izjavio je danas profesor Univerziteta Dzon Hopkins Danijel Server (na slici) na konferenciji magazina Njuzvik u Beogradu. FOTO TANJUG/ DRAGAN KUJUNDZIC/ nr

Serwer: Asociacioni veç pas njohjes së Kosovës nga Serbia dhe pesëshja e BE-së

Daniel Serwer, profesor i fushës për menaxhimin e konfliktit dhe një nga vëzhguesit më të njohur të zhvillimeve socio-politike në Ballkanin Perëndimor, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) duhet të tërhiqen nga presioni ndaj Kosovës për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Ai ka kujtuar se pakicat kombëtare mbrohen me Kushtetutën e Kosovës dhe përpos votës së kualifikuar, që për çështjet që prekin interesat e komunitetit serb, është një lloj vetoje, ata kanë dhjetë vende të rezervuara në Kuvendin e Kosovës dhe po ashtu përfaqësohen edhe në nivelin qendror.
Serwer ka argumentar se SHBA-ja dhe BE-ja, në vend të presionit ndaj Kosovës për diçka që, sipas tij, mund t’i ngjajë Republikës Serbe, së pari duhet t’ia shpjegojnë Serbisë se ky mekanizëm themelohet vetëm pas njohjes së Kosovës nga Serbia dhe nga pesëshja mosnjohëse e BE-së (Spanja, Greqia, Qipro, Rumania dhe Sllovakia).

“Uashingtoni dhe Brukseli gjithashtu duhet të jenë të përgatitur për të garantuar se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Ata [Gabriel Escobar dhe Derek Chollet] e kanë thënë këtë në një op/ed. Ata duhet ta thonë këtë në një marrëveshje zyrtare ndërkombëtare”, ka thënë Serwer.

Sa i përket argumentit të diplomatëve evropianë se ekzistojnë pajisje të ndryshme me anë të cilave grupet mund të arrijnë autonomi të pjesshme, territoriale ose jo-territoriale brenda një shteti ekzistues, profesori amerikan ka theksuar se të gjitha rastet vendet fqinje ua njohin njëra-tjetrës sovranitetin dhe integritetin territorial.

“Në të gjitha këto raste fqinjët e njohin sovranitetin dhe integritetin territorial të fqinjëve të tyre. Ky nuk është rasti me Kosovën, ngase Serbia ka refuzuar me vendosmëri njohjen e Kosovës dhe zyrtarët e saj tash pohojnë se kjo nuk do të ndodhë kurrë”, ka argumentuar ndër të tjera Serwer në një artikull të publikuar në faqen e tij.

Qeverisë së Kosovës po i kërkohet që të fillojë urgjentisht zbatimin e nenit 7 të Marrëveshjese Bazë (Bruksel, 27 shkurt – Ohër, 18 mars) për normalizmin e marrëdhënieve me Serbinë, me të cilën parashihet një “nivel i përshatshëm i vetëmenaxhimit/vetëqeverisjes” për komunitetin serb në Kosovë.

SHBA-ja dhe BE-ja e përshkruajnë këtë “detyrë urgjente” dhe një ndër “hapat ekzistencial” për aspiratat euro-atlantike të Kosovës. Tash, nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po pritet hartimi i një draft-statuti që do t’i hapte rrugë themelimit të këtij mekanizmi madhor për serbët e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *