September 21, 2023

Love Island Albania, ka nisur ditën e dielën nën drejtimin e Luana Vjollcës. Vëmendjen kohët e fundit e ka tërhequr përdorimi i herë pas hershëm i telefonave nga ishullorët. Për shumë ndjekës është e paqartë se si ishullorët ë cilët janë të izoluar, ju lejohet të përdorin telefona.

Por telefonat që përdoren nga ishullorët, nuk kanë aksese në internet dhe nuk janë të pajisur me kartë sim dhe ora e vendosur nuk përkon me orën lokale të Shqipërisë. Ishullorët e përdorin telefonin për të marrë mesazhe nga produksioni, në lidhje me lojërat apo vendimet e rëndësishme që do të merren në vilë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *